Aksident i trefishtë në Elbasan, plagosen tre drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit
Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me Rreth rtotullimin e përroit të e Zaranikës, në lagjen Haxhias.
Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa 5 persona kanë mbetur të plagosur.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij incidenti të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..
Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Fraksion.com