Kryeprokurori i Finlandës, Hans, tha:

Në këtë operacion janë arrestuar 55 persona, nga të cilët 10 janë me shtetësi shqiptare, ndërsa ndër të arrestuarit janë edhe polakë dhe finlandezë.

Prokurori Shehu shtoi: Janë përfshirë rumunë, aziatikë dhe afrikanë në këto rrjete, ndërsa karakteristikë e grupeve ka qenë bashkëpunimi i tyre për qëllime kriminale. Dy nga grupet organizonin trafikimin nga Shqipëria drejt Spanjës dhe më pas në Finlandë, ku kishin rrjetin e shpërndarësve. Një grup tjetër operonte vetëm në Finlandë për blerjen dhe shitjen e drogës, ndërsa një tjetër përdorte shërbimin postar për trafikim.”

Operacioni është një shembull i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ka rezultuar në goditje konkrete ndaj krimit të organizuar.