AktualitetTë fundit

Shpallet në kërkim D. N. 35-vjeçari nga Tirana: Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut-Laç”, ku një 59-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet, drejtuesi i të cilit u largua nga vendngjarja.

Pas hetimeve të Policisë Rrugore, është identifikuar autori i dyshuar, një 35-vjeçar nga Tirana, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Autoritetet po vijojnë punën për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 29.05.2025, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut-Laç”, bëjmë me dije se nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit të Policise Rrugore, është bere i mundur identifikimi i drejtuesit te automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, shtetasi D. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi ku dyshohet se ka përplasur me automjet, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital. Vijon puna për kapjen e shtetasit D. N.

 

Fraksion.com