Rama: 36 qendra shëndetësore verore me pajisje dhe staf të specializuar në shërbim të qytetarëve
Me nisjen e sezonit turistik 2025, në të gjithë vendin janë hapur 36 qendrat shëndetësore verore që do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë në shtatë ditë të javës.
Kryeministri Edi Rama vuri në dukje në një postim në rrjetet sociale se 36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin janë të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7.
Këto qendra shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025 për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.
Vitin e kaluar 34 qendra shëndetësore verore ofruan shërbim shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës pranë zonave më të frekuentuara turistike të shpërndara gjeografikisht në të gjithë Shqipërinë.
Gjatë periudhës 1 qershor 2024 deri në 30 shtator 2024 në këto qendra shëndetësore verore u realizuan 80 765 vizita mjekësore, ku 32% u kryen për shtetas të huaj.
Fraksion.com