AktualitetTë fundit

Dumani: Janë katër grupe kriminale, krijuesit e grupit preferonin të rrinin në Shqipëri dhe nga këtu organizonin…

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dhënë detaje të tjera në lidhje me shkatërrimin e grupit kriminal shqiptar, që vepronte nga Shqipëri në Finlandë e Spanjë.

Ai tha se 11 urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK, janë për shtetas shqiptarë, teksa përmendi se në këtë rrjet janë të përfshirë katër grupe.

Ajo që ka qenë e habitshme dhe që ka rezultuar për herë të parë në hetim, sipas Dumanit, është se janë fokusuar edhe në trafikimin e drogërave sintetike.

Altin Dumani:

Janë katër grupe kriminale, aktiviteti shtrihet ndër vite, krijuesit e grupit preferonin të rrinin në Shqipëri dhe nga këtu organizonin aktivitetin kriminal. Të gjithë shtetas shqiptarë ata për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet.

10 ishin në Shqipëri dhe një nuk është në Shqipëri sipas informacioneve tona.

Janë 54 të proceduar në Finlandë, aty nuk janë vetëm shqiptarë por dhe shtetas të tjerë.

Ajo që ne si SPAK na ka bërë përshtypje, është se është hera e parë që shohim që kanë në fokus edhe droga sintetike.

Deri tani janë të dhënë pas kokainës, heroinë, marijuanë, kanabis, dhe është hera e parë që i shohim të dedikuar edhe për droga sintetike.

Sasitë janë të mëdha, të konsiderueshme. Lloji, kemi kapur dhe ekstazi. Kishin bazat e tyre në Finlandë, dhe në mënyrë periodike dërgonin nga Shqipëria përfaqësues shqiptarë, dhe me mbërritjen atje fillonin aktivitetin e shitjes.

 

Fraksion.com