AktualitetBota+Të fundit

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

Me një strategji të re për mbrojtjen Britania e Madhe synon të forcojë industrinë e armatimeve dhe të rrisë prodhimin e municioneve. Ky hap lidhet edhe me luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Berlin | Ministri gjerman i Mbrojtjes Pistorius dhe ai britanik Healey nënshkruajnë një deklaratën mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe ai britanik John Healey në BerlinFotografi: Jörg Carstensen/dpa/picture alliance

Starmer: Në fokus gatishmëria për luftë

“Gjendemi në një botë kërcënimesh në rritje”, tha Healey për BBC-në. Prandaj, strategjia e re e mbrojtjes parashikon një rritje të prodhimit britanik të armëve dhe synon të krijojë “një kapacitet prodhimi municionesh që është gjithmonë i disponueshëm”. Strategjia e re e mbrojtjes synon ta bëjë vendin “të gatshëm për luftë”, tha kryeministri britanik Keir Starmer për gazetën The Sun. “Ne do ta ribëjmë gatishmërinë për luftë të Britanisë qëllimin qendror të forcave tona të armatosura.” Për shkak të tensioneve në rritje në të gjithë botën strategjia e re duhet të shërbejë si një “plan për forcën dhe sigurinë në dekadat e ardhshme”, tha Starmer.

Uashington | Takim mes Donald Trump dhe Keir Starmer
Kryeministri britanik Keir Starmer kishte njoftuar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes që përpara vizitës së tij tek Presidenti i SHBA-së Donald Trump në muajin shkurt.Fotografi: Brian Snyder/REUTERS

Shpenzimet për mbrojtjen do të rriten

Kryeministri britanik kishte njoftuar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes që përpara vizitës së tij tek Presidenti i SHBA-së Donald Trump në muajin shkurt. Deri në vitin 2027 shpenzimet pritet të rriten në masën 2.5 përqind të produktit të brendshëm bruto. Deri tani ato janë rreth 2.3 përqind. Në vitin financiar 2023/24 u investuan 53.9 miliardë paund (rreth 63.9 miliardë euro).

Njësi e Ushtrisë Britanike
Njësi e Ushtrisë BritanikeFotografi: THOMAS MUKOYA/AFP

Një rritje e mëtejshme në tre përqind është planifikuar për vitin 2029. Ministri i Mbrojtjes Healey pret që më së voni deri në vitin 2034 vendi i tij të shpenzojë tre përqind të produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Healey i tha BBC-së se nuk kishte asnjë dyshim se kjo do të ndodhte në periudhën e ardhshme legjislative./DW

 

Fraksion.com