AktualitetBota+Të fundit

22.3 miliardë dollarë nga tarifat, SHBA thyen rekordin mujor të të ardhurave

Thesari amerikan ka mbledhur shifrën më të lartë ndonjëherë në një muaj të vetëm, me 22.3 miliardë dollarë të ardhura nga tarifat doganore në maj.

Kjo është një rritje e fortë krahasuar me 16.5 miliardë në prill dhe 8.8 miliardë në mars, duke treguar një eskalim të shpejtë të të ardhurave nga doganat.

Sipas ekspertëve, ky nivel i lartë vjen si pasojë e rritjes së tarifave ndaj importeve nga Kina, Europa dhe vende të tjera partnere. Deri tani, për këtë vit, totali i të ardhurave nga tarifat ka arritur në rreth 70 miliardë dollarë.

 

Fraksion.com