2 të plagosur në Bulqizë, makinat përplasen ‘kokë më kokë’. Njëra përfundon e shkatërruar anash rrugës,
Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në rrugën Bulqizë – Peshkopi në vendin e quajtur Vajkal. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë ku njëra ka përfunduar e shkatërruar jashtë rrugës.
Të dy automjetet kishin vetëm drejtuesit, të cilët janë plagosur si pasojë e përplasjes. Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Bulqizës ku mësohet se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.