Sulm i fortë i Ukrainës para bisedimeve në Stamboll
Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se disa avionë rusë u përfshinë nga flakët gjatë sulmeve me dronë ukrainas në rajonet Murmansk dhe Irkutsk. Dronët u qëlluan drejt avionëve nga zonat “shumë pranë” të fushave ajrore.
Bisedime në Stamboll
Nga ana tjetër Ukraina njoftoi se do të dërgojë në Stamboll të hënën (02.06.) një delegacion për rundin e ardhshëm të negociatave për armëpushim me Rusinë. Bisedimet planifikohet të zhvillohen të hënën. Delegacioni ukrainas do të udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umyerov, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski. Deri tani Kievi e kishte lënë të hapur, nëse do të merrte pjesë në raundin e dytë të bisedimeve të propozuar nga Rusia.
Sipas burimeve në Ministrinë e Jashtme turke bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll pritet të fillojë të hënën pasdite, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Pallatin Ciragan.
Ukraina qëndron tek kushtet e njohura për marrëveshjen e paqes
Ukraina nuk e ka ndryshuar kornizën e saj të kushteve për një përfundim të mundshëm të luftës. Kjo merret vesh nga një dokument i siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, i cili pritet të jetë baza për bisedimet e së hënës në Stamboll.
Sipas tij planifikohet një armëpushim prej të paktën 30 ditësh si dhe shkëmbimi i të gjithë të robërve të të luftës. Po ashtu fëmijët ukrainas që janë çuar në territorin rus duhet të rikthehen në atdheun e tyre. Më pas do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski dhe atij rus Vladimir Putin.
Fraksion.com