AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama në foto me Nusretin e biftekut”, Berisha: Shkoi si sheik në Mynih për të parë finalen e Champions! Pagoi 30-40 mijë euro biletë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, pas publikimit të një fotografie të këtij të fundit me kuzhinierin e njohur turk Nusret në Mynih.

Berisha e akuzoi Ramën se po sillet si “sheik”, duke shijuar luksin, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, qytetarët vuajnë pasojat e krimeve elektorale.

Ai theksoi se Rama ka shpenzuar 30-40 mijë euro për të ndjekur finalen e Champions League, ndërkohë që u fotografua me Nusretin e famshëm, që shet biftekun që kushton 1.000 euro.

 

 

Kreu i PD Sali Berisha: Është një periudhë ku interesi im për futbollin ka rënë në minimum. Kështu e kam unë. Unë e dua futbollin, por sipas mënyrës time. Nuk them se e pashë (finalen e Chl). Tani ju donit të më thoni mua, se Edi Rama thuhet se me çarter dhe me bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro, ndoqi ndeshjen dhe doli me Nusretin e 1 mijë dollarëve biftekun. Sigurisht si sheik, shijon krimet e tij, krimet monstruoze elektoral që ka bërë.

 

Fraksion.com