AktualitetTë fundit

Pagesa për burgosjen e padrejtë, shtohen paditë! Kërkohet që të ndryshohet vlera e kompensimit

Për një ditë paraburgosje të padrejtë shteti është i detyruar të paguajë tre mijë lekë dëmshpërblim.

Por me këtë vlerë nuk është dakord dhoma e avokatisë Shkodër që kërkon ndryshim të vlerës së kompensimit në kushtet kur po vëren shtim të padive për burgosjen e padrejtë.

“Kuvendi i Shqipërisë duhet të ndërhyjë, ta bëjë në proporcion edhe me nivelin e ekonomik të sotëm çmimet dhe nevojat e qytetarëve. Ne kemi bërë disa mbledhje ku kemi sugjeruar disa ndryshe në kodin e procedurës”, tha kreu i dhomës së avokatisë Shkodër, Antonm Kosteri per Top Channel.

Kjo duhet bërë edhe për çështjet kur shtetasi i dyshuar është mbajtur nën arrest shtëpie, ose ka qëndruar në burg më tepër se sa e ka dënuar gjykata, rasti i fundit lidhet sipas avokatit me tejzgjatjet e proceseve.

“Kemi shumë çështje, kemi akoma në Gjykata e Apelit që po shqyrtohen në shkallën e parë para 5 vitesh, dhe ende janë pa vendim të formës së prerë”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com