AktualitetTë fundit

I shpallur në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet i riu nga Tepelena

Me 2 urdhër arreste nga Gjykata e Pejës, për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje, kapet me qëllim ekstradimin, 37-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, nga rrjeti ENFAST, ndërmjet homologëve në njësisë FAST, në Shqipëri dhe në Kosovë, u kap në Tepelenë në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, Albion Kalemi, 37 vjeç, i lindur në Tepelenë.

Gjatë vitit 2024, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar 2 urdhër arreste për këtë shtetas. Konkretisht njërin për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetrin për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

Fraksion.com