AktualitetTë fundit

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Dy mjete janë djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej mjeteve është djegur plotësisht, ndërsa mjeti tjetër pjesërisht, ku mund të ketë marrë flakë nga përcjellja e telave të energjisë elektrike që kishte në afërsi. Nga ana e policisë nuk përjashtohet pista e një zjarrvënie të qëllimshme sa i përket mjetit të djegur plotësisht.

Që prej mëngjesit të sotëm, po merren në pyetje banorët, si edhe po bëhet krehja e zonës për të parë nëse ka kamera sigurie që do të zbardhin ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se pronari i mjetit të djegur plotësisht mohon të ketë konflikte, megjithatë dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme janë ende si pistë hetimi.

 

Fraksion.com