AktualitetPolitikëTë fundit

“Dhjetëra mijëra hektarë kanabis”, Berisha: Në vit elektoral, Rama rrethoi Shqipërinë me plantacione droge

Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp ku po sqaron mënyrat me anë të të cilave qeveria ndikoi në rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij, në vitin elektoral u lejua mbjellja e dhjetëra mijëra hektarëve kanabis.

“Në farsën elektorale të 11 majit, Rama përdori të gjitha mjetet ndër të cilat licencat për mbjelljen në kundërshtim me ligjin dhe konventat ndërkombëtarë të 29309 hektarëve drogë. Ligji i miratuar nga qeveria autorizon mbjelljen e 2200 hektarëve në tërë vendin. Në vitin elektoral kjo sipërfaqe u shumëfishua qindra herë. Rama rrethoi Shqipërinë në të 4 anët dhe në thellësi me plantacione droge, me vlerë kolosale. Në 28 mijë hektarë mund të mbillen dhjetëra milionë rrënjë kanabis të cilat shkojnë në një vlerë të paktën 10 miliardë euro”, tha ai.
Fraksion.com