Begaj uron presidentin e ri të Polonisë: Vlerësojmë mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën tonë drejt BE-së
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Polonisë, Karol Nawrocki, përmes një postimi në rrjetin social X, me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale.
Begaj shprehet se, Shqipëria vlerëson miqësinë historike mes dy vendeve dhe mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Ai thekson se, pret me padurim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe hapjen e të gjitha grupkapitujve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së
“Urime Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shqipëria vlerëson miqësinë historike mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Presim me padurim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe hapjen e të gjitha grupkapitujve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së”, shkruan Begaj në një postim në platformën X.
Konservatori polak, Karol Nawrocki ka fituar balotazhin e zgjedhjeve për president, duke numëruar më shumë se 99% të votave nga komisioni zgjedhor.
“Nawrocki siguroi më pak se 51% të votave”, raportoi sot media polake “Rzeczpospolita” dhe portali “Onet.pl”.
Kundërshtari i tij, kandidati liberal Rafal Trzaskowski, mori pak më shumë se 49% të votave.
Fraksion.com