AktualitetTë fundit

Detaje nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier. Viktima është Luan Llano 19 vjeç

Detaje të reja nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier ku 2 të rinj u aksidentuan pasditen e së dielës, pas daljes nga rruga të motomjetit me të cilin udhëtonin.

Gazetari i News24 dhe Bw, Enrik Mehmeti raporton se viktima është  Luan Llano 19 vjeç ndërsa i plagosuri Tomorr Brati ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.

Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Nacionale Vlorë-Fier pranë një karburanti ku një motomjet tip Piagio me targa AK653 ka humbur kontrollin dhe si pasoje ka dalë jashtë rruge duke u  përplasur me shtyllën elektrike dhe një shtyllë tjetër druri.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën në vend 19-vjeçari, ndërsa i plagosuri tjetër është transportuar drejt spitalit rajonal të Vlorës, në gjendje kritike për jetën.

 

Fraksion.com