AktualitetTë fundit

Aksident tragjik në Vlorë, ndërron jetë një i ri, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:35, në aksin nacional Vlorë–Fier, pranë një karburanti ne vendin e quajtur Pusi i Mezinit.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet tip Piaggio me targa AK653 ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga. Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda për personat në motomjet.

Si pasojë e përplasjes, dy persona, që ndodheshin në mjet kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.

Policia po punon gjithashtu për identifikimin e viktimës dhe të të plagosurit.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com