Me kallash dhe pistoletë në banesë, arrestohet 30-vjeçari në Maminas, shpallet në kërkim babai i tij
Mbanin në banesën e tyre në Maminas, 1 kallashnikov dhe 1 pistoletë, arrestohet 30-vjeçari dhe shpallet në kërkim babai i tij.
Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 30 vjeç dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi Sh. S., 54 vjeç.
Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.
Punohet për kapjen e 54-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com