I dënuar me 11 vite burg për vrasje, kapet i shumëkërkuari i Korçës, Klement Zguro
Një person me rrezikshmëri të lartë është arrestuar në Tiranë.
Në pranga ka rënë Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me11 vite burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim.
43-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Fraksion.com