AktualitetKosovaTë fundit

Dështon edhe përpjekja e 24-t për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Edhe tentativa e 24-t për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pati fatin e të tjerave.

Në seancën e ditës së sotme, nuk pati kuorum për të ngritur një komision në mënyrë që të votohet me procedurë të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.

Sipas tyre ndryshimi i mënyrës së votimit në mes të procedurës, pas disa përpjekjesh me votim të hapur për kandidaten për kryeparlamentare Albulena Haxhiu është antikushtetuese. Madje për këtë çështje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretimin e Gjykatës Kushtetuese.

Figura e saj shihet si përçarëse nga dy parti, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Megjithatë deri më tani nuk ka pasur një marrëveshje mes palëve me qëllim kalimin e këtij ngërçi politik në Kosovë.

 

Fraksion.com