Zyrtari: Propozimi për armëpushim nuk i përmbush kërkesat e Hamasit
Hamasi deklaroi se propozimi për armëpushim nuk i përmbush kërkesat e Hamasit
Më shumë tani për këtë deklaratë ka folur zyrtari i Hamasit Basem Naim.
Ai thotë se Hamasi ka marrë një “përgjigje zyrtare” nga Izraeli ndaj propozimit të paraqitur nga i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff.
Kjo përgjigje izraelite, thotë Naim, “nuk arrin të përmbushë asnjë nga kërkesat e drejta dhe legjitime të popullit tonë, midis tyre një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe një fund të katastrofës humanitare që po zhvillohet në Gaza”.
Por, shton ai, “udhëheqja e Hamasit aktualisht po ndërmerr një shqyrtim të plotë dhe të përgjegjshëm të propozimit të ri”.
“Ky vlerësim udhëhiqet nga një ndjenjë e thellë përgjegjësie kombëtare dhe një angazhim i palëkundur për të mbrojtur të drejtat dhe të ardhmen e popullit palestinez në tokën e tij”, vazhdon Naim.
Fraksion.com

