“Vendi më i uritur në Tokë” OKB thotë se Izraeli po pengon hyrjen e shumicës dërrmuese të ndihmave në Gaza
Një organ i OKB-së ka akuzuar Izraelin se po bllokon hyrjen e shumicës dërrmuese të ndihmave në Gaza dhe se nuk lejon pothuajse asnjë ushqim të gatshëm për t’u ngrënë në territor, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Gaza është “vendi më i uritur në Tokë”, thotë Jens Laerke, një zëdhënës i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Laerke u thotë gazetarëve se vetëm 600 nga 900 kamionë me ndihma u është dhënë leje për të shkuar në kufirin e Izraelit me Gazën – me pengesa si burokratike ashtu edhe sigurie që e bëjnë pothuajse të pamundur dërgimin e ndihmës në mënyrë të sigurt tek njerëzit.
“100% e popullsisë së Gazës është në rrezik nga uria”, thotë Laerke.
Fraksion.com