Trump tallet me Macron pas incidentit me gruan e tij, presidenti: Sigurohuni që dera është e mbyllur
Presidenti amerikan, Donald Trump foli të premten për videon ku gruaja e Emmanuel Macron, Brigitte, godet me shuplakë presidentin francez ndërsa ai po bëhej gati të zbriste nga një aeroplan në Hanoi të Vietnamit.
I pyetur për këshilla martesore për homologun e tij francez, Trump tha: “Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur”.
Trump duket se tregoi se kishte folur me Macron pas incidentit, të cilin e përshkroi si “jo të mirë”.
“Nuk e di se për çfarë bëhej fjalë, por i njoh mirë, ata janë mirë”, shtoi ai.
Kujtojmë se Macron e hodhi poshtë incidentin, duke u thënë gazetarëve: “Ka një video që më tregon duke bërë shaka dhe duke ngacmuar gruan time dhe në një farë mënyre kjo bëhet një lloj katastrofe gjeo-planetare, me njerëz që madje dalin me teori për ta shpjeguar atë”.
Fraksion.com