AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Pastrohet shtrati i lumit në Dunavec, përmirësohet kullimi i 3 620 ha tokë bujqësore

Sistemimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese në fshatrat e bashkisë së Korçës ka rritur produktivitetin e tokave bujqësore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen për pastrimin e shtratit të lumit dhe rehabilitimin e argjinaturës për të përmirësuar kullimin dhe mbrojtjen e 3,620 ha tokë bujqësore në Dunavec, Korçë.

Kryeministri theksoi se ky investim përmirëson kushtet për fermerët, duke ruajtur prodhimin, rritur rendimentin dhe garantuar cilësinë e produkteve “Made in Albania” në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

Rritja e bonitetit të tokës është prioritet për një bujqësi të zhvilluar, ndaj dhe bashkia është angazhuar në vijimësi në rehabilitimin e kanaleve kulluese.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes strukturave të saj me bordet e Ujitjes dhe Kullimit, po punon në terren për pastrimin e kanaleve dytësore, në zonat rurale të vendit, duke iu ardhur në ndihmë fermerëve për vaditjen e tokave bujqësore.

 

Fraksion.com