Ish-shefi i CIA, David Petraeus: Ky është shteti i radhës që do të sulmojë Putini, nëse arrin sukses ushtarak në Ukrainë…
Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një shteti të NATO-s nëse arrin sukses ushtarak në Ukrainë.
Ai tha se Lituania është më e rrezikuara, duke shtuar se Moska mund të ndërmarrë një provokim ndaj saj për të testuar vendosmërinë e Perëndimit ose si hap drejt një ofensive më të gjerë.
“Ne duhet të kishim vepruar më herët dhe më fuqishëm për të ndryshuar dinamikën në fushëbetejë dhe për t’i treguar Moskës se kostoja e agresionit është e papranueshme”, deklaroi Petraeus.
Petraeus theksoi se qëllimi i Rusisë është rrëzimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe vendosja e një qeverie kukull. “Nëse kjo ndodh, Lituania është objektivi i radhës”, paralajmëroi ai.
Fraksion.com

