AktualitetTë fundit

Gjenden dhe asgjësohen 1000 fidanë kanabis në Libofshë

olicia e Fierit ka gjendur dhe asgjësuar 1000 fidanë të fushuar narkotike kanabis sativa në fshatin Libofshë.

“Si rezultat i kontrolleve të asistuara dhe nga dronët si edhe nga informacionet policore, shërbimet e Policisë goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Libofshë. Në vendin e quajtur “Gropa e Mollës”, u gjetën të kultivuar 1000 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies”, njoftoi policia.

Sipas policisë si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Libofshë.

Po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale, ndërsa kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com