Alarm për bombë në parkimin e një hoteli në Tiranë, Policia: Nuk u gjet asgjë e jashtëligjshme
Mbrëmjen e sotme, policia e Tiranës pranoi telefonatën e punonjëses së një hoteli në qendër të kryeqytetit për alarm për bombë.
Telefonata anonime ka mbërritur te një punonjëse e hotelit ku është njoftuar për një bombë në parkingun e ndërtesës.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe evakuoi qytetarët që ishin brenda.
Media njoftoi se nga kontrolli i ndërtesës nuk është gjetur asgjë e dyshimte dhe alarmi dyshohet të jetë fals. Zona pranë hotelit ndërkohë është rrethuar.
Sipas Policisë së Tiranës, rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.
Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.
Policia njoftoi pas kontroleleve se sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.
Fraksion.com