2 atentate në 2 vite, kush është 36-vjeçari që i shpëtoi sërish plumbave në DurrësÇ
Të shtëna me armë zjarri tronditën mbrëmjen e sotme zonën e Fllakës në Durrës. Një 36-vjeçar, i cili rezulton të jetë i njëjti person që i mbijetoi një atentati edhe dy vite më parë, ka mbetur i plagosur. Arbi Gorgea është qëlluar nga një automjet në lëvizje dhe ka marrë një plumb në krah.
Ngjarja ndodhi pranë një shkolle, në kufirin midis Shënavlashit dhe Fllakës. Autorët, ende të paidentifikuar, kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje, tip Ford, duke e qëlluar me pistoletë.
Ngjarja ngre pikëpyetje të forta, pasi 36-vjeçari ishte plagosur edhe në një tjetër atentat të ndodhur më parë. Dyshimet e para çojnë drejt një përplasjeje të vazhdueshme mes palëve.
Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe në spital, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar autorët dhe motivin e sulmit.
Fraksion.com