Të përfshirë në trafik droge dhe organizata kriminale, ekstradohen drejt Italisë 3 shtetasit shqiptarë
Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses ekstradimin drejt Italisë të tre shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, individualisht ose si pjesë e organizatave kriminale.
Operacioni u krye falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, duke çuar në dorëzimin e shtetasve:
R. A., 21 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Milanos ka caktuar masën “arrest në burg” për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer si pjesë e një organizate kriminale që vepronte në Milano në periudhën 2022-2024.
A. F., 39 vjeç, i kërkuar nga autoritetet e Gjenovas për trafikim droge dhe armëmbajtje pa leje, në kuadër të operacionit italian “COOK 2020”.
Fraksion.com