AktualitetTë fundit

Shpërthimi në burgun e Fushë- Krujës detaje: Tritoli që u hodh tek gjeneratori ishte krijuar në mënyrë artizanale me nitrat

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Fushë- Krujës.
Dyshohet se lënda plasëse është hedhur pranë gjeneratorit që ndodhej në rrethimin e jashtëm të burgut, ndërsa shpërthimi është ndjerë rreth 5 kilometra larg vendngjarjes.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë të instaluara në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, për të parë çdo lëvizje që është kryer përreth perimetrit të burgut.
Fraksion.com