AktualitetPolitikëTë fundit

“Sa herë unë vij të të vras, ti ngjitesh më lart”, Rama takon Elmar Brok në Gjermani: S’kam për ta falur që s’pimë një kafe në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment miqësor me politikanin gjerman Elmar Brok, në një postim në rrjetet sociale që përshkruan një takim të ngrohtë mes tyre në Aachen, pas zgjedhjeve të 11 majit.

Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook.

Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!

Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër

*Aachen, Gjermani.

Kujtojmë se  Brok ishte në Tiranë ku mbështeti publikisht kryetarin e PD-së, Sali Berisha në fushatën e 11 majit.

Në një takim të organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas, në cilësinë e zv.Presidentit të CDI-së, Brok tha më parë se Shqipëria nuk përmbush kushtet për t’u anëtarësuar në BE.

Fraksion.com