SHBA pezullon përkohësisht vizat studentore: Në fokus rrjetet sociale
Administrata e ish-Presidentit Donald Trump ka ndërmarrë një hap të ri drejt ashpërsimit të politikave të imigracionit, duke urdhëruar ndalimin e përkohshëm të intervistave për viza studentore në të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane në botë. Kjo masë vjen në kuadër të një përpjekjeje më të gjerë për të rritur kontrollin dhe sigurinë, përmes verifikimeve më të thelluara të aplikantëve – përfshirë analizimin e aktivitetit të tyre në rrjetet sociale.
Lajmi është zbuluar nga CBS News, përmes një memorandumi të brendshëm të Departamentit të Shtetit, ku Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u kërkon misioneve diplomatike të anulojnë të gjitha aplikimet për viza studentore që nuk janë finalizuar, derisa të dalin udhëzime të reja.
Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga institucionet e arsimit të lartë në SHBA, që varen ndjeshëm nga pranitë e studentëve ndërkombëtarë. Në Harvard, një grup studentësh organizuan një protestë për të shprehur solidaritetin me të huajt dhe për të kundërshtuar politikat kufizuese.
Ndërkohë, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, ka konfirmuar se SHBA po përgatitet të zgjerojë detyrimin për kontrollin e llogarive në mediat sociale për të gjithë ata që aplikojnë për viza studentore dhe kulturore, si pjesë e një strategjie të re të sigurisë kombëtare.
Fraksion.com