Operacioni “Ura”, arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari shqiptar
Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, është arrestuar në Belgjikë nga policia belge.
Sipas policisë kjo “fazë e operacionit, është rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST”.
Policia njoftoi “si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç”.
“Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale”, njoftoi Policia.
Fraksion.com