AktualitetTë fundit

Merr flakë bombola e gazit në Fier! E zonja e shtëpisë pëson djegie në fytyrë

Një bombul gazi ka marrë flakë këtë mëngjes në një banesë në lagjen Kastriot, Fier.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në katin e tretë të një pallati.

E zonja e shtëpisë arriti të shuante flakët, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombulën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u shmang një shpërthim i mundshëm.

Banorët u evakuuan dhe zona u izolua për shkak të erës së gazit.

Gruaja e lënduar u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com