AktualitetBota+Të fundit

Goditi Presidentin me shuplakë, çfarë ndëshkimi parashikon ligji për Zonjën e Parë të Francës?

Sipas nenit 222-13 të Kodit Penal Francez, “goditja ndaj një zyrtari publik, përfshirë Presidentin e Republikës, përbën vepër penale dhe dënohet me deri në tre vite burgim dhe një gjobë prej 45,000 eurosh.”

Dhe pikërisht një “shuplakë” e tillë është ajo që i gjithë interneti po diskuton.

Një video e regjistruar në aeroportin e Hanoit, gjatë mbërritjes së presidentit Emmanuel Macron në Vietnam, tregon momentin kur dy duar, që i përkasin Zonjës së Parë, Brigitte Macron – duken sikur përplasen në fytyrën e bashkëshortit të saj, vetëm pak çaste para se ai të zbresë nga avioni presidencial.

Pamja u bë virale në pak orë, duke ndezur debat mes atyre që e interpretuan si një moment shakaje martesore dhe atyre që folën për një debat të pakëndshëm të kapur nga kamerat ndërkombëtare.

Ndërkohë, vetë Presidenti reagoi me një buzëqeshje dhe përshëndetje zyrtare, ndërsa Brigitte shmangu dorën e tij dhe u mbështet te parmakët.

Sipas rregullores franceze, ndonëse një akt i tillë do të konsiderohej penal për këdo tjetër, në rastin e Brigitte Macron ligji parashikon që vetë Presidenti duhet të paraqesë kallëzim për të nisur procedurat – gjë që duket e pamundur në rrethanat aktuale.

Për ta shtuar më shumë mjegullën mbi situatën, Pallati Elize ka shprehur rezerva për autenticitetin e videos, duke lënë të hapur mundësinë që pamjet të jenë të manipuluara ose produkt i inteligjencës artificiale (deepfake).

 

Fraksion.com