Në Shqipëri ka mafie shqiptare që ngjason me Ndraghetan dhe Sacra Corona Unita”, ish-prokurori Besnik Muçi: Grupet kriminale janë sofistikuar
Ish-prokurori Besnik Muçi i ftuar në emisionin “Log.” në News24, duke folur për megaoperacionin e përbashkët të SPAK dhe Antimafias shqiptare ku nga 52 masa arresti, 29 mu vendosën nga GJKKO për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri dhe 22 masa sigurimi u vendosën nga Gjykata e Barit në Itali.
Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.
Ish-prokurori Besnik Muçi tha se Antimafia italiane në konferencën për shtyp i krahasuan grupet kriminale shqiptare si mafiat e njohura italiane.
“Mafia shqiptare është e njëjtë si ajo e Siçilisë. Krimi i organizuar shqiptar punon me 2 mafia të njohura italiane, Ndrageta dhe Sacra Corona Unita që punojnë në fusha të caktuara”, tha Miçi.
Besnik Muçi: Antimafia italiane fliste për grupet kriminale shqiptare si të ishin mafiat e njohura italiane. Mafia shqiptare është e njëjtë si ajo e Siçilisë. Krimi i organizuar shqiptar punon me 2 mafia të njohura italiane, Ndrageta dhe Sacra Corona Unita që punojnë në fusha të caktuara.
Vlerësoj se prokuroritë italiane këtë kanë parasysh kur përmendin mafian shqiptare.
Ka vite që ka mafie shqiptare të sofistikuar. Ajo që më ka bërë përshtypje dhe është shqetësuese për shtetin shqiptar, është fakti që as prokuroria italiane nuk i besoi SPAK dhe asnjë prej këtyre 2 institucioneve nuk i besuan policisë shqiptare.
Fraksion.com