AktualitetPolitikëTë fundit

Konferencan e Kryetarëve dhe seanca plenare: Kuvendi fillon punimet më 29 maj

Të enjten e 29 majit do të zhvillohet seanca e pare plenare e Kuvendit pas ndërprerjes për shkak të fushatës elektorale.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka thirrur paraditen e së enjtes, Konferencën e Kryetarëve ku sipas rendit të ditës pritet të shqyrtohet projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025.

Gjithashtu në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025 si dhe Raporti i monitorimit për periudhën 1 janar – 31 mars 2025, për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian pë vitin 2024.

Po atë dite në orën 12.00 do të mblidhet seanca plenare.

Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund te javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri.

 

Fraksion.com