“Fëmija m’u helmua në kopsht”, prindi në Gramsh: Ka qenë në serum për 72 orë, kishte të vjella e diarre çdo 10 minuta
Një situatë alarmante ka ndodhur në Gramsh, ku disa fëmijë që frekuentojnë një kopsht publik janë helmuar, dyshohet nga ushqimi i konsumuar në institucion.
Një prind, në një prononcim për News 24, rrëfen momentet e vështira që kaloi me fëmijën e tij, i cili qëndroi në trajtim me serum për më shumë se 72 orë, duke vuajtur nga të vjella dhe diarre të shpeshta.
Dyshohet se shkaku ka qenë konsumimi i një supe pule, ndërsa prindërit kanë dalë në protestë, duke kërkuar përgjegjësi dhe masa për parandalimin e rasteve të tjera.
Fraksion.com