AktualitetPolitikëTë fundit

Nga Majko, te Spaho, Alibeaj, ulje drastike krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë

Zgjedhjet e 11 majit kanë sjell ndryshime të ndjeshme në përfaqësimin parlamentar.

Votat e shqiptarëve i kanë ndërprerë karrierën në Kuvend më shumë se gjysmës së deputetëve të mëparshëm. Mes 140 karrigeve në parlamentit të ri që do të nis në shtator, nuk do të ketë emra të njohur të politikës për shkak të performancës së dobët në zgjedhjet e 2025.

Në krahasim me votat e 2021, beteja e fortë brenda të njëjtës logo me ndryshimin e sistemit elektoral nuk i dha mundësinë për të qenë edhe 4 vitet e ardhshme ish Kryeministrit Pandeli Majko në Kuvend, pas 9 legjislaturave. Votat e tij preferenciale brenda vendit gati u përgjysmuan nga 8780 në 2021 në 4357 vota në 2025, dhe as diaspora me 2379 zgjedhës nuk e ndihmuan dot të arrinte të paktën të njëjtin rezultat.

Ish ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli gjithashtu shënoi një ulje të dukshme me 3790 vota brenda vendit në 2025 nga 5597 vota që mori në 2021. Rritje në vota me rreth 1000 vota pati Xhemal Qefalia dhe rreth 500 vota më shumë Blerina Gjylameti, megjithëse nuk ia dolën të mundnin kolegët me performancë më të mirë.

Nga kampi blu, ngeli ish kryetari i artisë Demokratike Lulzim Basha i cili në këto zgjedhje garoi me euroatlantikët dhe shënoi rënie të lirë në vota nga kulmi i mbi 16 mijë votave në 2021, nuk arriti të kapërcejë shifrën e 2000 votave në 2025.

Edhe ish nënkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj sprovoi veten në një sigël të re por dështoi pasi mori vetëm 330 vota këto zgjedhje nga 5225 katër vite më parë. Jashtë Parlamentit mbetet edhe një ndër ish kryetarët e grupit të PD, Edmond Spaho pasi dështoi me gjysmën e votave në krahasim me 2021 me diferencë 3000 vota, vendosi të tërhiqej përfundimisht nga angazhimi politik.

 

Fraksion.com