AktualitetTë fundit

Dyshimet për helmim nga salmonela në Kopshtin Nr. 1 të Gramshit, Prokuroria nis hetimet

Specialistët e hetimit të krimit në Komisariatin e Policisë së Gramshit referuan në Prokurori materialet procedurale, pasi më parë u mor informacion nga rrjetet sociale se disa fëmijë të Kopshtit Nr. 1 në Gramsh janë helmuar nga salmonela.

Në spitalin e Gramshit janë paraqitur për ndihmë mjekësore 6 fëmijë, ndërsa janë kryer analiza për të gjithë fëmijët dhe personelin e kopshtit.

Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kartelat klinike të 6 pacientëve të shtruar në spital, procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr. 1, si dhe mostrat nga ushqimi, të cilat do të analizohen më tej në laborator.

Gjithashtu, janë bllokuar produktet ushqimore të mbetura në kuzhinën e kopshtit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

 


Fraksion.com