Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë
Siç kishte njoftuar më herët, Taulant Xhaka e ka mbyllur me futbollin e luajtur, duke u tërhequr përfundimisht. Në ndeshjen e tij të fundit, Basel e nderoi me një ceremoni të veçantë.
Në ndeshjen e lamtumirës ishte i pranishëm edhe vëllai i tij, Granit Xhaka, i cili ashtu si vëllai i tij, nuk i mbajti dot lotët.
Mesfushori shqiptar ka qenë një figurë që identifikohet me klubin, ku ka luajtur për më shumë se një dekadë.
Taulant Xhaka e mbyll karrierën me një titull kampion të fituar te Basel, skuadër të cilës i dha gjithçka.
Mesfushori ia kushtoi të gjithë karrierën e tij Basel-it në Zvicër, përveç dy sezoneve si i huazuar te Grasshoper.
Xhaka luajti për fanellën e Shqipërisë për 31 ndeshje, ku shënoi një gol, atë ndaj Izraelit në Shtator 2018. Mesfushori njoftoi tërheqjen nga Kombëtarja në vitin 2021.
Fraksion.com