La gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën shqiptare, kush ishte Piro Milkani?!
Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Pio Milkani!
Piro Milkani ishte një figurë emblematike që la gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën tonë kombëtare.
I lindur më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona.
Veprat e tij si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti” u bënë pjesë e identitetit tonë kulturor dhe janë dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij ndaj artit.
Përveç kontributit të tij si regjisor, Milkani ishte edhe një edukator i përkushtuar, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë.
Humbja e tij është një plagë e madhe për kulturën shqiptare.
Fraksion.com