Qëlloi me pistoletë lodër mjeken, përplasi makinat e policisë duke u përpjekur të largohej! Si u arratis Enis Vrapi nga QSUT, lëndoi edhe dy efektivë
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Medresesë në kryeqytet, ku 42-vjeccari Enis Vrapi përplasi tre automjete policie.
Blutë bëjnë me dije se 42-vjeçari u përpoq të arratisej nga QSUT, ku edhe ka qëlluar me pistoletë lodër një mjeke.