“Policia, barkas të gjithë”, dalin pamjet e arrestimit nga RENEA të 3 të rrezikshmëve që po drekonin te Gjiri i Lalzit dhe me pistoletë me vete
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Enigma”, një aksion që çoi në arrestimin e 7 shtetasve, mes tyre 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale në fushën e krimeve kundër personit dhe trafikut të drogës.
Ndërsa, tashmë efektivët kanë publikuar edhe pamjet e arrestimit të shtatë personave. Të prangosurit kanë qenë duke ngrënë drekë, kur policia është afruar dhe i ka arrestuar.
Më pas, të dyshuarit janë shtrirë në tokë dhe janë prangosur. Me shpejtësi janë dërguar në komisariatin e qytetit bregdetar.
Mes të ndaluarve janë edhe persona të kërkuar ndërkombëtarisht, përfshirë Xhevdet Plakun, i arratisur nga burgu në Itali. Gjatë operacionit u sekuestruan armë, municione, para.
Fraksion.com