AktualitetTë fundit

Përplasi makinat e policisë dhe rrezikoi jetën e kalimtarëve! I arrestuari te “Medreseja” me probleme të shëndetit mendor. Efektivët e dërguan në Spitalin Psikiatrik, por…

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen që ngritit në këmbë policinë e kryeqytetit vetëm pak më parë, duke rrezikuar edhe jetën e këmbësorëve.

Mësohet se personi i arrestuar në ngjarjen e ndodhur te “Medreseja” ku një Land Rover përplasi disa automjete policie, është rreth 40 vjeç dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gazetari Igli Çelmeta, i cili ka siguruar për News24 edhe pamje ekskluzive nga ngjarja, raporton se 2 javë më parë ky person është ndaluar nga efektivët për shkak se ishte problematik dhe është dërguar në spitalin Psikiatrik.

 

Ende nuk është e qartë e si ky person ka arritur të largohet nga spitali.

Fraksion.com