I shpëtoi disa atentateve, kush është ‘Akili’ që po darkonte i armatosur në Gjirin e Lalzit
Xhevdet Plaku, i njohur si ‘Akili’, një person me rrezikshmëri të lartë është një nga personat e arrestuar në qytetin e Durrësit, teksa po darkonte me 6 persona të tjerë në një restorant në Gjirin e Lalzit.
Xhevdet Plaku u ka shpëtuar disa atentateve, ndërsa rezulton i arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të.
Plaku ishte mbajtës i më shumë se 20 identiteteve dhe ka pasur rrjetin e tij kriminal në Holandë ku lëvizte më dhjetëra kilogramë kokainë. Në 2018 ai u arrestua se bashku me 53 persona të tjerë për këtë vepër penale.
Teksa darkonte me miqtë të cilët po ashtu u arrestuan, Plakut iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
Fraksion.com