AktualitetPolitikëTë fundit

Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës – Anuela Ristani largon bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt

Në Bashkinë e Tiranës po vijon një valë e re shkarkimesh, ndërsa kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, ka ndërmarrë hapa për të larguar një sërë zyrtarësh dhe punonjësish të afërt me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pas shkarkimit të Sara Goxhajt dhe Alban Dokushi, janë larguar edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse, së bashku me një numër punonjësish të tjerë, përfshirë shoferë, sekretare dhe staf mbështetës, disa prej të cilëve kanë shërbyer në bashki për më shumë se një dekadë.

Fraksion.com