“Platformat e KQZ nën sulme kibernetike”, Celibashi: Ishin të organizuara, të sofistikuara dhe jo rastësore. Vinin nga jashtë! Piku u arrit kur…
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka denoncuar sulme të organizuara dhe të sofistikuara kibernetike ndaj platformave të KQZ-së, përfshirë sistemin e regjistrimit të votuesve (PER). Ai ka njoftuar se në periudhën e fundit janë regjistruar 192 milionë kërkesa në 7 ditë, me një kulm prej 5,700 kërkesash për sekondë.
Ai ka theksuar se KQZ ka komunikuar me institucionet përkatëse për të adresuar këto sulme dhe për të siguruar integritetin e proceseve zgjedhore. Celibashi ka garantuar se platformat e KQZ-së janë të mbrojtura dhe se janë marrë masa për të parandaluar ndërhyrje të mundshme nga aktorë të jashtëm.
Nga të dhënat që kemi rezulton që një pjesë e madhe atyre kanë qenë të organizuara të sofistikuara dhe jo Rastësore, të gjitha nga jashtë. Të krahasueshme me sulme të ngjashme që ka pasur edhe në shtete të tjera si Franca apo Estonia”, tha ai.
Fraksion.com