AktualitetPolitikëTë fundit

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Spiropali mesazh ngushëllimi: Dijet dhe talentin i vuri në shërbim të ndryshimit dhe rrëfimit bukur të tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Artan Lames.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali e cilësoi Lamen si një “drejtues dhe studiues të pasionuar”, duke theksuar se “kuriozitetin, dijet dhe talentin e tij i vuri në shërbim të ndryshimit, por edhe të rrëfimit bukur të thelbit e tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë”.

“Trishtim.

Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studjuesin e pasionuar, që kuriozitetin, dijet dhe talentin e tij i vuri në shërbim të ndryshimit, por edhe të rrëfimit bukur të thelbit e tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë.

Ngushëllime Mirelës, djalit, të afërmve dhe miqve të shumtë!

Paç Paqen e pasosur, Tan!”, shkruan ajo.

 

Fraksion.com