Ndahet nga jeta pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij
Artan Lame, ish-kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale është ndarë nga jeta.
Ai ndodhej në një spital në Gjermani, ku po kurohej pas një ishemie që pësoi disa muaj më parë.
Kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij?
Artan Lame ka lindur në Tiranë në vitin 1967. I martuar dhe me dy fëmijë, ai është një figurë e njohur në fushat e administratës shtetërore, trashëgimisë kulturore dhe shoqërisë civile.
Arsimimi dhe Aktiviteti Profesional
Aktiviteti Politik dhe Shoqëror
Lame ka qenë anëtar i Partisë Socialiste dhe ka kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, 2009 dhe 2013. Nga 2011 deri në 2013, ai ka qenë anëtar i grupit të punës për hartimin e Programit të PS-së. Në fushën e shoqërisë civile, ai ka shërbyer si Nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në organizata ndërkombëtare si “World Collectors Club” në Gjenovë dhe “Instituto degli Studi Araldici” në Milano. Gjithashtu, ai ka qenë Komisar për Shqipërinë në Panairin “IBRA ‘99” në Nuremberg.
Lame ka kontribuar në botime të ndryshme, duke përfshirë rubrikat e përjavshme “Shqipni e harrume” në revistën “JAVA” (2005-2013) dhe “Shqipni tavolinash” në gazetën “SHQIP” (2006-2013). Ai ka bashkëautor në librin “TIRANA në kartolina deri më 1944” (2000) dhe ka botuar dy vëllime të titulluar “Medaljet shqiptare (1914-1944)” dhe “Medaljet shqiptare (1945-2002)” (2010). Gjithashtu, ai ka kontribuar në librin “TIRANA, Planin, Building, Living” (2011) dhe ka bashkëautor në librin “Piramida e Tiranës” (2011).
Dekorimet dhe Nderimet
Në vitin 2010, Lame u nderua me çmimin “Book of the Year” nga MIC London për librin “Medaljet shqiptare 1914-2002”. Në vitin 2012, ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes” për aktivitetet e tij në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Artan Lame ka lënë një gjurmë të thellë në administratën shtetërore dhe në fushën e trashëgimisë kulturore, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave historike dhe kulturore të Shqipërisë.
Fraksion.com